Escobar: Takim i vështirë me Vuçiqin

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qenë i vështirë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Pas emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, edhe ai amerikan Gabriel Escobar, e ka cilësuar si të vështirë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një postim në Tëitter, Ambasada e ShBA-së, në Serbi ka shkruar se Escobar e ka vlerësuar përkushtimin e presidentit serb për paqe.

“Takimi i vështirë dhe i gjatë tani me presidentin Vuçiq. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Puna vazhdon”, thuhet në postimin e tyre.

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të enjten kanë mbajtur takime me zyrtarët e lartë në Serbi.

Fillimisht ata u takuan me drejtorin e ashtuquajtur të  Zyrës për Kosovën nga Qeveria e Serbisë, Peter Petkoviq.

Më pas Lajcak, u takua me presidentin e Serbisë,  Aleksandër Vuçiq, teksa më vonë atyre i është bashkuar edhe emisari amerikan Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishin qëndruar dy ditë në Kosovë ku ishin takuar me krerët e Qeverisë së Kosovës, presidenten, dhe partitë opozitare.

Qëllimi i vizitës, sipas emisarëve ishte që të shmangen tensionet në veri të Kosovës, dhe të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika