Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Gabriel Escobar të premten do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në njoftim thuhet se Konjufca do ta pres emisarin amerikan në kabinetin e tij në orën 10:20.

Esobar u takua sot me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë, ku është diskutuar për planin evropian.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër, për të diskutuar rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.