Escobar viziton Kosovën

Të hënën, Gabriel Escobar viziton Kosovën për herë të dytë

Të hënën e 25 prillit, Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Escobar do ta takojë kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë në orën 18:00.
Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar
Kosova do të vizitohet edhe nga ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor do ta nisë me Kosovën.
Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried
Tri ditë më herët, këtyre dy vizitave u parapriu vizita e tre senatorëve Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen. Këta të fundit janë takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
“Informova mysafirët tanë për rolin destruktiv që Serbia vazhdon ta luaj në rajonin tonë si aleat i Rusisë në një përpjekje për të tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës, por kam besimin e plotë se bashkarisht do të jemi në gjendje t’i ndalojmë këto ndikime malinje për dy arsye kryesore”, ishte shprehur Osmani në një konferencë për media, bën të ditur RTV Dukagjini.
Janarin e këtij viti, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell kishte konfirmuar se në Kosovë dhe Serbi do të qëndronin  i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika