Escobari e viziton Listën Serbe
Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar më krerët e Listës Serb. Ky takim është bërë e ditur nga Lista Serbe, e cila ka shpërndarë në rrjetin social një postimi, në të cilin, thuhet se ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë. “I […]





Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar më krerët e Listës Serb.
Ky takim është bërë e ditur nga Lista Serbe, e cila ka shpërndarë në rrjetin social një postimi, në të cilin, thuhet se ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë.
“I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, u takua me kryetarin e Listës Serbe, kreun e grupit parlamentar dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. U diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, thuhet në komunikatën e LS.
Escobar ishte i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier. Përveç atyre, në takimi kishin marrë pjesë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe të Kosovës.
Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) për Ballkanin Perëndimor, të enjten e 20 tetorit, do të takohet dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiq.




















