Escobari sonte në darkë me opozitën

Gabriel Escobar (Foto: Georgi Licovski)

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së enjte pritet të takojë opozitën.

Burime të Dukagjinit kanë bërë të ditur se takimi pritet të mbahet nga ora 18:00 (sot), ai do të shtrojë darkë me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe në mungesë të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, pritet të marrë pjesë nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini.

Takimi pritet të mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kjo vizitë e Escobarit vjen dy ditë para takimit në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, Escobar konfirmoi pozitivisht ndaj pyetjes nëse pas vizitës së tij dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, në Serbi, mund të thuhet se formimi i Asociacionit është më afër sesa ishte një muaj më parë.

“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, deklaroi Escobar.

Escobar tha se Asociacioni është një marrëveshje ekzistuese dhe një detyrim ndërkombëtar që duhet të zbatohet, pavarësisht se a do të ketë një marrëveshje të re apo jo.

Ai u bëri thirrje palëve nga Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive dhe fleksibile përpara takimit në Ohër që do të mbahet më 18 mars.

Escobar i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika