Avokati Arbër Jashari, ka thënë se “është lajmi i keq për drejtësinë vetëvrasja e të dyshuarit sepse ai është dashur të kapet i gjallë edhe të ballafaqohet me drejtësinë, të marrë dënimin e merituar, ku dënimi do të ishte burgim i përjetshëm”.

Sipas tij, dorasi është dashur që t’i vuaj pasojat për krimin makabër që ka bërë.

Dorasi i ka ikur drejtësisë nëpërmjet vetëvrasjes, ka thënë Jashari.

Më tej, ai ka thënë se është rasti i parë që një person bënë vetëvrasje në duart e Policisë së Kosovës.

“Nëse policia ka bërë ndonjë lëshim, duhet t’i falet sepse është hera parë që është ballafaquar me një rast të tillë, por në të ardhmen është një rast që duhet ta mendojë që t’i zhvillojë kapacitetet negociuese”.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se detyra e policisë edhe e sistemit të drejtësisë është që personi në kërkim të sillet para drejtësisë.

Sipas tij, Policia duhet gjithmonë ta ketë parasyshë tiparet apo portretin krimogjen të personit.

“Policia ka pasur edhe më herët të dhëna për tiparet krimgjene të këtij personi në kërkim”, ka thënë Ibishi.

Më tej, ai ka thënë se “polica e bllokon vendin pasi personi dihet se është i armatosur edhe të mos largohet nga ai vend edhe të mos paraqes rrezik për personat e tjerë.

“Nëse i dyshuari është i pozicionuar në shtëpi siç ishte rasti i Sokol Halilit, atëherë Policia e Kosovës e bën një grup negociatorësh me persona që kanë prirje për negocim që të bindin personin që të dorëzohet”, ka theksuar ai.

Nëse dështojnë negociatat duhet të thirren ekipet e policsë elite, që të përgatitet ndërhyrja, ka thënë ndër të tjera Ibishi në Five.