“Është një situatë çnjerëzore”, thotë zëvendësministri ukrainas teksa 1 mijë e 700 kamionë ukrainas janë bllokuar nga Polonia
“Është një situatë çnjerëzore”, thotë Serhiy Derkach, zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës teksa 1 mijë e 700 kamionë ukrainas janë bllokuar nga Polonia ndërsa në këtë bllokadë e kanë humbur jetën shofer ukrainas si pasojë e uljes së temperaturave. Ukraina i ka shkruar Bashkimit Evropian duke kërkuar që të dërgojë një grup për të monitoruar […]
“Është një situatë çnjerëzore”, thotë Serhiy Derkach, zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës teksa 1 mijë e 700 kamionë ukrainas janë bllokuar nga Polonia ndërsa në këtë bllokadë e kanë humbur jetën shofer ukrainas si pasojë e uljes së temperaturave.
Ukraina i ka shkruar Bashkimit Evropian duke kërkuar që të dërgojë një grup për të monitoruar situatën në kufirin polako-ukrainas, ku shoferët polakë të kamionëve kanë penguar homologët e tyre ukrainas të kalojnë në shenjë proteste kundër asaj që ata thonë se është konkurrencë e pandershme.
Kievi ka filluar gjithashtu procesin e përgatitjes për evakuimin e shoferëve, të cilëve u duhet të presin disa ditë shpesh në temperatura nën zero për të kaluar kufirin.
“Na ka mbaruar koha për të bërë kompromis,” shkroi dje Serhiy Derkach, zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës teksa tha “ne po iniciojmë krijimin e një grupi monitorues nga Bashkimi Evropian në kufi… Është dërguar një letër zyrtare me një ofertë të tillë. Ne presim një përgjigje.”
“Ne u propozojmë kolegëve tanë evropianë që të regjistrojnë zyrtarisht situatën që po ndodh para postblloqeve. Është dërguar një letër zyrtare me një ofertë të tillë. Ne presim një përgjigje”, ka shtuar ai.















