“Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, kritikohet gjendja e krijuar në FSK 

Hysen Gecaj dhe Drizan Shala kanë shprehur shqetësime serioze mbi gjendjen e krijuar ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Gjatë ditëve të fundit janë kanë ngritur shqetësime mbi gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Që nga data 1 tetor punëtorët e Qendrës së Studentëve dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës po punojnë edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatiten ushqimin për ushtarët.

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj në “FIVE” të Dukagjinit ka theksuar se në rastet ku implikimet politike janë të pranishme, lëshimet dhe gabimet janë pothuajse të pashmangshme, duke rrezikuar kështu profesionalizmin e FSK-së.

“Kur disa gjëra kalojnë në rregull dhe shihet që janë me komplekse, opinioni duhet ta di këtë çështje dhe të informohet drejt. Këtu janë disa lëshime, po i quaj me një ter tepër të butë, të cilat janë tepër të ndjeshme edhe për vetë FSK- dhe për opinion. Më herët e përmenda që janë dy struktura është ajo e FSK-së që e ka pjesën profesionale dhe është kjo e MM ku ka implikime edhe politike. Dhe zakonisht aty ku ka implikime politike, ka këso lëshime dhe gabime. Sepse njerëzit e politikës janë mësuar që disa gjera ti bëjnë në një interes të një grupi të ngushtë ose të një individ apo me direktiva nga lart prej politikës. Kjo e rrezikon pjesën profesionale të FSK-së… dhe kjo është për shqetësim. Është fatbardhësi që ka mekanizma që janë kujtesë rezervë që mi evitu këto probleme të mundshme” ka thënë Gecaj.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala theksoi se ka pasur një neglizhencë nga ana e personave përgjegjës dhe kërkoi që ata të sillen para përgjegjësisë penale.

Ai e përshkroi këtë situatë si një sabotazh ndaj strukturave të FSK-së.

“… Ka një neglizhencë, personat përgjegjës duhet të silleshin para përgjegjësisë penale, sepse mos të harrojmë se FSK-ja është element kushtetuese i RKS-së. Dhe një veprim i tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në kuptimin e asaj shpërfaqjes si një kabotazh ndaj FSK-së. Është tentuar të sabotohet përmes këtij elementi ndoshta, si në opinion duket shumë banal. Por ka një peshë të rëndësishme për strukturë e uniformuar brenda FSK-së”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika