Eskalon situata mes VV-së dhe LDK-së në Podujevë

Në Kuvendin Komunal të Podujevës, të premtën, ka pasur tensione në mes pozitës dhe opozitës

Të premten e 20 majit, një eskalim i debatit mes pozitës dhe opozitës ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Derisa po debatonin për situatën në sektorin e arsimit në këtë komunë, asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Rrahmani, ka humbur durimin, duke u ngritur në këmbë dhe ka hedhur me ujë drejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu.

Avni Fetahu, ka thënë se “Unë pa asnjë kusht kam kaluar në Vetëvendosje, dhe ndjehem krenar që kur kam kandiduar në Asamble Komunale, dhe me proces të rregullt, kam hyrë në procesin zgjedhor, dhe i pesti kam qenë me renditje”.

Dhe ka filluar me replikë ndaj Rrahmanit, “Në shtëpi i ke kërcënuar familjarët e tu, nëse nuk më futni në listë të LDK-së, do të kaloj në Vetëvendosje”.

Pas kësaj situate, Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, Hilmi Hoxha, menjëherë ka ndërprerë mbledhjen.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika