Etnik Brruti drejt largimit nga Malisheva, klubi humb një aset prej rreth 550 mijë eurosh
Mesfushori qendror Etnik Brruti pritet të largohet nga FC Malisheva në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon gjatë verës dhe nuk do të rinovohet. Largimi i tij do të vijë pa asnjë përfitim financiar për klubin, duke qenë se lojtari do të transferohet si futbollist i lirë. Sipas raportimeve nga Gazeta Olle, […]
Mesfushori qendror Etnik Brruti pritet të largohet nga FC Malisheva në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon gjatë verës dhe nuk do të rinovohet. Largimi i tij do të vijë pa asnjë përfitim financiar për klubin, duke qenë se lojtari do të transferohet si futbollist i lirë.
Sipas raportimeve nga Gazeta Olle, 22-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën te HNK Rijeka në Kroaci, një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional.
Brruti, i cili në maj të vitit 2025 vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në nivelet e moshave, ka qenë pjesë e Shqipëria U21, ku ka shënuar 2 gola në 8 paraqitje, një statistikë e mirë për një mesfushor.
Megjithatë, humbja më e madhe në këtë rast i takon Malishevës. Sipas Transfermarkt, vlera e kartonit të Brrutit arrin rreth 550 mijë euro. Duke e lënë të largohet pa dëmshpërblim, klubi kosovar humb një shumë të konsiderueshme potenciale nga një prej lojtarëve më premtues të skuadrës.















