EULEX-i dënon “sulmin e pakuptimtë” në Shtërpcë, përgëzon Policinë për reagim të shpejtë

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se "EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë"

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar rreth plagosjes së dy personave në Shtërpcë gjatë të premtes së 6 janarit.

Përmes një postimi Wigemark ka thënë se EULEX-i dënon “sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë”.

“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë @Kosovo_Police për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it.

“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë @Kosovo_Police për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, thuhet në postimin e shefit të misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika