EULEX-i mirëpret mënyrën paqësore të votimit në veri
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar procesi i votimit në katër komunat veriore. Nëpërmjet një postimi në platformën X, Barbano ka thënë se për EULEX-in është i pranueshëm zhvillimi i një procesi paqësor të votimeve. […]
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar procesi i votimit në katër komunat veriore.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Barbano ka thënë se për EULEX-in është i pranueshëm zhvillimi i një procesi paqësor të votimeve.
“Pas përfundimit të votimit, EULEX-i pranon mënyrën paqësore në të cilën u zhvillua procesi. Përshëndesim përpjekjet e shfaqura nga të gjithë ata që janë përfshirë në ofrimin e sigurisë në 4 komunat veriore gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Barabano.
Following the termination of the voting process, #EULEX acknowledges the peaceful manner in which it was executed. Welcoming efforts displayed by all those involved in ensuring security in the 4 northern municipalities throughout the day.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) April 21, 2024
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Sipas tij, në total kanë votuar 253 persona prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Në Leposaviq votuan 124 votues apo 0.91 për qind e shifrës totale, në Zubin Potok, 18 votues, apo 0.26 për qind, në Zveçan asnjë votues, ndërsa në Mitrovicë të Veriut, 111 votues, apo 0.59 për qind e votuesve.
Dështon iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore















