EULEX-i prezanton këtë të hënë raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejtësisë.

Ky raport vlerëson zbatimin e rekomandimeve nga monitorimi i drejtësisë.

“Raportet e mëparshme të monitorimit të drejtësisë të viteve 2020-2022 kanë bërë vlerësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile të Kosovës dhe kanë dhënë rekomandime konkrete të cilat kanë pasur si qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përputhshmërinë me të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

Në këtë prezantim që do të fillojë në ora 10:00 do të marrin  pjesë, shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues tjerë nga ky mision, Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë.