EULEX nuk do t’a zëvendësojë Policinë e Kosovës në katër komunat veriore

Misioni i Bashkimit Evropian, për siguri në Kosovë, është deklarua se do të qëndrojë prapa deklaratave të Përfaqësuesit te lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ku ata nuk do ta marrin rolin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore të vendit

FOTO: EULEX-i

Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklarata e Përfaqësuesit te lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Sipas EULEX-it, ata kanë vendosur që trupat e tyre ne Veri të Kosovës, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri ata nuk do t’a marrin rolin e Policisë së Kosovës.

“EULEX dhe, KFOR-it janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale: nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Me tej, ata kanë thënë se nuk janë të mjaftueshme 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për t’a menaxhuar situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie – një vakum në terren, në një situatë tashmë shumë të brishtë”, ka përfunduar EULEX.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika