EULEX ua dorëzon eshtrat e tre serbëve autoriteteve të Serbisë

"Më 18 qershor 2024, ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it iu bashkuan përfaqësuesve të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në pikën e përbashkët të kalimit Merdare për dorëzimin e eshtrave të tre personave, të identifikuar së fundmi"

Zyra e EULEX-it

Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it dhe përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në pikën kufitare në Merdar, ua kanë dorëzuar autoriteteve serbe eshtrat e tre serbëve, të vdekur gjatë viti 1999.

Siç thuhet në njoftim, eshtrat e njërit prej tyre, person i zhdukur, iu dorëzuan familjes, ndërsa eshtrat e dy të tjerëve iu dorëzuan autoriteteve serbe, të cilët i morën në emër të familjeve.

“Më 18 qershor 2024, ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it iu bashkuan përfaqësuesve të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në pikën e përbashkët të kalimit Merdare për dorëzimin e eshtrave të tre personave, të identifikuar së fundmi, pasi u arrit përputhja pozitive e ADN-së. Eshtrat e njërit prej tyre, person i zhdukur, iu dorëzuan familjes, ndërsa eshtrat e dy të tjerëve iu dorëzuan autoriteteve serbe, të cilët i morën në emër të familjeve.

Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjeko-ligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e ILM, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika