Eurodeputetët letër Borrellit: Me blerjen e armëve nga Kina, Serbia po shkel MSA-në

Deputetë të Grupit Parlamentar të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian i kanë shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke u ankuar se Serbia po e shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Parlamenti Evropian

Pesë deputetët e Grupit Parlamentar të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, në letrën e shkruar drejt Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borrell, janë ankuar se me blerjen e armëve nga Rusia dhe Kina, Serbia po e shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Teksa janë shprehur të shqetësuar që Serbia nuk po e dënon Rusinë me sanksione për shkak sulmeve në Ukrainë, eurodeputetët kanë deklaruar dyshimin nëse Serbia dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian.

“Vendimi strategjik për të blerë këtë sistem raketash dhe për ta dorëzuar atë në mes të krizës më serioze të sigurisë në Evropë ngre dilemën nëse Serbia e dëshiron vërtet integrimin politik në BE. Na shqetëson edhe fakti se në të kaluarën, Serbia ka blerë edhe sisteme të mëdha armatimi ruse”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Reinhard Bitikofer, Viola von Cramon, Romeo Franz, Thomas Weitz dhe Tineke Strick.

Ilustrim

Sipas tyre, veprimet e tilla rrezikojnë të cenojnë rendin rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Siç është theksuar në këtë letër, “Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe kornizën e përgjithshme për paqe”.

Në letër është shprehur shqetësimi se “rendi i sigurisë në Evropë është në sulm direkt nga Rusia e Vladimir Putinit”.

“Prandaj, është e rëndësisë së jashtëzakonshme që të ketë përgjigje të fuqishme dhe të bashkuar të të gjithë atyre që janë për demokraci dhe të drejtat fundamentale të njeriut”, thuhet në letër, raporton “N1”.

Ata kanë kërkuar nga Borrelli të ngrejë këto çështje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Punë të Jashtme.

Po ashtu, kanë kërkuar që Borrell të diskutojë direkt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për strategjitë e armatimit si dhe nëse shteti i tij është i interesuar dhe i gatshëm të harmonizojë politikën e jashtme dhe të sigurisë me të BE-së apo jo.

Ilustrim

Në javën e dytë të prillit, Serbia është armatosur me sisteme raketore nga Kina.

Pas raportimeve se Serbia ëhstë furnizuar me armatim nga Kina, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai këtë sjellje të Serbisë  e ka quajtur si destruktive, të rrezikshme dhe anti-perëndimore.

“Me blerjen e sistemeve raketore rikonfirmohet fuqishëm sjellja destruktive, e rrezikshme dhe anti-perëndimore e Serbisë. Kjo shfaqje e neveritshme po ndodh në kohën kur BE dhe NATO dhe gjithë bota pro- vlerave euroatlantike është në përballje me sulmuesin e këtyre vlerave, Rusinë dhe aleatët e saj. Nga kush rrezikohet Serbia, apo kundër kujt armatoset Serbia me sistemet më të avancuara sulmuese dhe mbrojtëse? Ç’është kjo hipokrizi? Deri kur me këto standarde të dyfishta?” kishte shkruar Mehaj në Facebook.

Ndërkaq, ndonëse shtetet perëndimore e kanë dënuar agresionin rus mbi Ukrainën duke vendosur sanksione kundër Rusisë, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet atyre.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika