Eurodeputeti austriak: Serbia duhet ta njohë Kosovën
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën sa më shpejt. Mandl, përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk e ka ditur që ka alternativë tjetër për evropianët, në këtë rast Serbisë, përveç rrugës drejt Bashkimit Evropian(BE). Sipas tij, është mirë që tash presidenti […]
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën sa më shpejt.
Mandl, përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk e ka ditur që ka alternativë tjetër për evropianët, në këtë rast Serbisë, përveç rrugës drejt Bashkimit Evropian(BE).
Sipas tij, është mirë që tash presidenti i Serbisë të kujtohet. Por siç thotë ai, hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” është njohje e shtetit të Kosovës, pa vonesa të mëtejme.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (si në rastin e Serbisë) në rrugën drejt BE-së. Por mirë, nëse Aleksandër Vuçiq kujtohet tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl.
Never knew there would be an alternative for Europeans (in #Serbia in this case) to the EU-path. But good if @avucic remembers now. First step after this “damascus experience” must be the recognition of the youngest state of Europe, the Republic of #Kosovo, without further delay.
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 7, 2022















