Eurodeputeti bullgar: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave

Eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk ka thënë se Kosova është një nga vendet partnere më të përkushtuara dhe më besnike, prandaj qytetarët e saj meritojnë liberalizimin e vizave

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk

Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, Kyuchyuk ka thënë se Kosova është ndër vendet e rajonit ku procesi i integrimit në BE gëzon mbështetje të fortë nga qytetarët dhe të gjithë aktorët politikë.

Eurodeputeti bullgar në fjalimin e tij të djeshëm në Parlamentin Evropian ka përmendur edhe sanksionet që Kosova i ka vendosur Rusisë pas agresionit në Ukrainë, duke thënë se “Kosova u bë vendi parë në rajon që iu bashkua sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”.

Ndërsa eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, derisa ka folur gjatë seancës plenare në Parlamentin Evropian, ka thënë se Kosova e ka paguar me gjak lirinë e saj, dhe se ndonëse i janë bërë premtime nga BE-ja për lirinë e lëvizjes së lirë, të njëjtat nuk janë mbajtur.

Po ashtu edhe eurodeputeti spanjoll, Jorde Sole, gjatë fjalimit të tij ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme, derisa shtoi se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet përfshirë këtu Spanjën, është një reflektim i frikës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika