Eurodeputeti gjerman kërkon shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës skandaloze për Kosovën

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka kërkuar shkarkimin e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj për “spastrimin etnik” të Kosovës.

Gahler vlerëson se deklaratat e tilla nga ministra të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të injorohen, njofton Dukagjini.

“Deklarata të tilla nga ministrat e vendeve kandidate nuk mund të injorohen: Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq deklaroi në një intervistë televizive se, sikur të ishte në pozitën e Millosheviqit në vitin 1998, ajo ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, ka shkruar Gahler.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika