Eurodeputeti holandez: BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë komentet e tij të qarta në lidhje me situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist në Banjska të Zveçanit

Serbia është pala agresore që po e destabilizon situatën ka thënë qartë dhe thjeshtë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, duke e komentuar raportet Kosovë, Serbi me Bashkimin Evropian, pas sulmit terrorist në Banjska të Zveçanit.

Më tej Rueten ka theksuar se pavarësisht kritikave, sanksione janë vendosur vetëm ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit (Serbisë).

“Pavarësisht kritikave të shumta për muaj të tërë nga ana e Parlamentit, sanksione janë vendosur vetëm ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor të destabilizimit dhe provokimeve që kemi parë prej kohësh”, ka thënë Reuten në një intervistë me Alice Taylor në podcastin Inside Albania.

Reuten ka një kërkesë dhe është shumë i qartë për të.

“Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkojë Serbinë”.

“BE duhet të braktisë politikën katastrofale të pajtimit me Vuçiq sepse nuk po funksionon. Sa herë Vuçiq është kthyer nga Brukseli në Beograd dhe me krenari ka treguar se nuk ka firmosur gjë, Komisioneri Varhelyi i ka shkuar në derë me 600 milionë euro! Kjo duhet të marrë fund!”, ka shtuar Reuten.

Për Reuten, është me rëndësi rikthimi në tryezën e dialogut, por vetëm pasi të jenë ndalur provokimet.

“Çdo gjë që ndodhi, jo vetëm gjatë javës së shkuar por edhe në muajt pas Marrëveshjes së Ohrit, hyn në listën e gjatë të provokimeve. Duhet krijuar atmosfera e duhur që palët të ulen në një tryezë sërish dhe të punojnë për normalizimin”, ka thënë ndër të tjera ai, duke kritikuar marrëdhënien e afërt mes Serbisë dhe Rusisë.

Për Reuten, takimi i Vuçiq me ambasadorin rus në Beograd vetëm një ditë pas sulmit të Banjskës, është tregues se presidenti serb nuk e merr seriozisht BE-në.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika