Eurodeputetja Brent: Vuçiq nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti, Evropa të mos përsërisë gabimet e së kaluarës

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Kathleen Van Brent, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti” dhe se Bashkimi Evropian duhet të jetë i kujdesshëm që “të mos përsërisë gabimet e së kaluarës” në raport me zhvillimet politike në Serbi.

Në një reagim të publikuar në platformën X , Van Brent ka komentuar deklaratat e Vuçiqit gjatë një tubimi, ku ai kishte lënë të kuptohej se fundi i mandatit të tij presidencial po afrohet.

Sipas eurodeputetes nga radhët e socialistëve dhe demokratëve, deklaratat e Vuçiqit nuk përbëjnë sinjal të vërtetë të tërheqjes nga pushteti, por një skenar të kontrolluar politik.

“Vuçiq dhe partia e tij nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga pushteti. Ai e njoftoi largimin e tij në skenën e tij, sipas kushteve të tij: pa një afat kohor, pa shpërndarje të parlamentit dhe pa garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka deklaruar ajo.

Van Brent ka shtuar se presidenti serb mund të jetë duke përgatitur një skenar politik të njohur, ku ai do të tërhiqej formalisht nga posti presidencial, por do të ruante ndikimin real në qeverisje.

“Vuçiq prej muajsh po përgatit një skenar të njohur: nxjerrjen në pah të një aleati të besueshëm për president, vazhdimin e ndikimit nga prapaskena dhe më vonë rikthimin në postin e kryeministrit”, ka shtuar ajo, duke bërë një krahasim me modele të mëparshme politike në rajon dhe duke përmendur edhe presidentin rus Vladimir Putin si shembull.

Ajo ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të zbusë qëndrimin e tij ndaj Serbisë në këtë fazë.

“Ky nuk është momenti për të ulur presionin ose për t’u kthyer në normalitetin politik. Është momenti për të qëndruar pa kushte pranë popullit serb dhe lëvizjes demokratike”, ka theksuar Van Brent.

Sipas saj, e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por vetëm nëse vendi zhvillohet si “Serbi demokratike”.

The GeoPost

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika