Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane

Pas zgjedhjeve evropiane, euroja dobësohet në krahasim me dollarin amerikan, për shkak të rritjes së mbështetjes për partitë e krahut të djathtë në disa vende të BE-së. Në Francë, humbja e partisë së presidentit Macron ka çuar në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Foto ilustruese

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan.

Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.

Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan rritje të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë – gjë që edhe pritej – por elementi surprizë është se [presidenti i Francës, Emmanuel] Macron reagoi duke thirrur zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë e bën tregun më nervoz”, ka thënë për agjencinë Reuters Lee Hardman, analist i monedhës në kompaninë e shërbimeve financiare, MUFG.

Lëvizje të ngjashme u panë edhe në bursa, pasi aksionet e mëdha në të gjitha tregjet kryesore evropiane shënuan rënie, raporton Radio Evropa e Lirë.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor.

Partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje në disa shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.

E djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika