“Euronews Albania”: Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

"Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë"

Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Mediumi në Shqipëri, “Euronews Albania”, gjatë ditës së hënë ka raportuar se është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Siç shkruan mediumi në fjalë, Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë së kryeqytetit, pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij.

Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Ai është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj.

Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës së Kosovës, edhe i biri Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Ndërkaq, Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga organet kompetente për këtë rast, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika