Eurostat: Shqipëria e katërta në Evropë për vdekjet e parakohshme nga ndotja e ajrit

Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet evropiane me ndikimin më të madh të ndotjes së ajrit në shëndetin e popullsisë, pavarësisht se nuk ka një industri të zhvilluar në përmasa të krahasueshme me ekonomitë më të mëdha të kontinentit.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2023, vendi regjistron 129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë që lidhen me ekspozimin ndaj grimcave të imëta PM2.5, duke u renditur i katërti në Evropë për këtë tregues, raporton Monitor.

Më keq se Shqipëria paraqiten vetëm Maqedonia e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, Bosnjë e Hercegovina, me 139, dhe Serbia, me 132.

Shifra e Shqipërisë është më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian, e cila për vitin 2023 rezulton të jetë 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, duke nxjerrë në pah ndikimin e ndotjes së ajrit si një nga sfidat kryesore për shëndetin publik në vend.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika