Eurovision 2026 nis mes festës dhe tensioneve politike, pesë shtete bojkotojnë konkursin

Edicioni i 70-të i Eurovisionit nis këtë javë në Vienë, ku gjysmëfinalet dhe Finalja e Madhe pritet të mbledhin miliona shikues nga e gjithë bota, mes atmosferës festive, por edhe tensioneve politike që kanë shoqëruar konkursin muzikor evropian.

I njohur si spektakli më i madh muzikor në Evropë, Eurovisioni këtë vit po përballet me një nga debatet më të mëdha të viteve të fundit, pasi Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë vendosur të bojkotojnë garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Mungesa e Spanjës konsiderohet veçanërisht e rëndësishme për organizatorët, duke qenë se vendi është një nga kontribuuesit kryesorë financiarë të konkursit dhe pjesë e shteteve që kualifikohen automatikisht në finale.

Kontestet janë thelluar edhe më tej pas raportimeve se një agjenci shtetërore izraelite dyshohet të ketë zhvilluar një fushatë reklamuese online me synim ndikimin e votimeve të publikut.

Si përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka vendosur kufizime të reja, duke ulur numrin maksimal të votave për person nga 20 në 10 dhe duke ndaluar promovimet politike apo institucionale nga palë të treta gjatë konkursit.

Pavarësisht polemikave, interesimi për Eurovisionin mbetet shumë i lartë. Organizatorët bëjnë të ditur se rreth 95 mijë bileta janë shitur për nëntë shfaqjet e planifikuara në Vienë, ndërsa fansa nga mbi 70 vende kanë mbërritur në Austri për të ndjekur nga afër festivalin.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj me pjesëmarrjen e 17 shteteve, ndërsa më 14 maj zhvillohet gjysmëfinalja e dytë me 18 vende konkurruese. Nga secila natë do të kualifikohen nga 10 shtete për Finalen e Madhe të 16 majit.

Ndër favoritët e këtij viti përmendet Finlanda, ndërsa kënga “Nan” nga Alis, përfaqësuese e vendit tonë në gjysmëfinalen e dytë, vlerësohet si një prej këngëve me gjasa reale për të siguruar një vend në finale.

Eurovisioni do të transmetohet drejtpërdrejt nga transmetuesit publikë pjesëmarrës, si dhe online përmes kanalit zyrtar të konkursit në YouTube.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika