Eurovision/ Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës kërkojnë përjashtimin e Izraelit

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Në letrën e këtij viti, organizatorëve u bëhet thirrje që ta përjashtojnë Izraelin dhe transmetuesin e tij publik për shkak të gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit shumëvjeçar dhe pushtimit ushtarak ndaj të gjithë popullit palestinez.

“Ne nuk e pranojmë këtë standard të dyfishtë ndaj Izraelit. Si këngëtarë, autorë tekstesh, muzikantë dhe pjesëmarrës të privilegjuar të Eurovision-it, u bëjmë thirrje EBU-së dhe të gjithë transmetuesve anëtarë që të veprojnë menjëherë dhe ta mbrojnë integritetin e festivalit. Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i”-, shkruhet në letrën e nënshkruar nga 72 artistët.

Eurovision 2024 është shoqëruar nga polemika të shumta për shkak të përfshirjes së Izraelit në garë, në një kohë kur konflikti në Gaza vazhdon. Kritikët kanë akuzuar EBU-në për hipokrizi, duke kujtuar përjashtimin e Rusisë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraelit iu lejua të garojë pavarësisht situatës.

Vitin e kaluar, Izraeli rrezikoi të tërhiqej nga gara pasi këngëtares së tij iu kërkua të ndryshonte tekstin e këngës “October Rain”, për shkak të aludimeve të dyshuara ndaj sulmeve të 7 tetorit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika