Evakuohen më shumë se 38 mijë banorë, fillojnë përpjekjet për rivendosjen e energjisë elektrike në Kubë

Pasi uragani Ian goditi Kubën gjatë të mërkurës së 28 shtatorit, zyrtarët kubanë kanë arritur të evakuojnë më shumë se 38 mijë banorë. Mes tjerash njoftohet se ekuipazhet janë duke punuar për rivendosjen e energjisë elektrike për 11 milionë banorë

Pamje pas stuhisë në Kubë. Foto: CNN

Pasi këtë të mërkurë Kuba u godit nga uragani Ian, ekuipazhet janë duke punuar për të rivendosur energjinë për miliona njerëz pasi kjo stuhi ka bërë që Kuba të humbas energjinë elektrike.

Stuhia e fuqishme pritej të derdhte deri në 16 inç shi dhe njëkohësisht të shkaktonte rrëshqitje balte dhe përmbytje në rajonin perëndimor.

Zyrtarët kubanë kanë thënë se shpresojnë të fillojnë rivendosjen e energjisë në vendin me 11 milionë banorë.

Stuhia e ndodhur në Kubë ka shkaktuar dhe krizë ekonomike ka kapluar Kubën, duke çuar në mungesë të ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.

Nga uragani Ian që preku Kubën zyrtarët kubanë kanë evakuar më shumë se 38 mijë banorë nga shtëpitë e tyre në provincën Pinar del Rio, sipas kanalit shtetëror të lajmeve TelePinar.

Adriana Rivera, e cila jeton në Spanjë, tha për CNN se nuk kishte qenë në gjendje të kontaktonte me familjen e saj që jetonte në provincën Pinar del Rio, raporton CNN.

Rivera tha se ata nuk prisnin që uragani të ishte kaq i fortë. “Shpresoj se janë mirë. Pasiguria po më vret”.

Rivera kur ka kontakuar për herë të fundit me familjen e saj është informuar se kanë nevojë për strehim në katin e dytë të shtëpisë së tyre sepse kati i parë ishte përmbytur.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika