Evakuohen turistët pas zjarrit në malin e Shëngjinit

Evakuohen turistët nga hotelet në zonën e Ranës së Hedhun, punohet për izolimin e flakëve

Ka marrë përmasa të frikshme zjarri i rënë disa ditë më parë në zonën e malit të Shëngjinit.

Flakët për shkak të rrymave të ajrit janë përhapur edhe më shumë duke bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit dhe të djegë 20 hektarë pyje dhe shkurre dhe duke iu afruar resorteve turistike në këtë zonë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia ka evakuuar turistët nga këto njësi akomodimi për sigurinë e tyre, pasi siç shihet nga pamjet, zjarri është afruar shumë me zonën e banuar duke rrezikuar edhe disa banesa.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar një helikopter, forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit e qarkut të Lezhës.

Zjarri është aktiv prej disa ditësh, ndërsa era bëri që të përhapet në dy drejtime, në Ranën e Hedhun dhe në zonën e qytetit të Shëngjinit.

Ndërkohë në Shëngjin në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe disa grupe zjarrfikësish nga Kamza dhe Tirana./Tvklan

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika