Evakuohet kryeministri japonez, pas shpërthimit të një “bombe tymi”

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, është evakuuar pa lëndime trupore nga një ngjarje publike, pasi dyshohet se në afërsi të tij është hedhur një bombë tymi

Kryeministri japonez, Fumio Kishida

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, është evakuuar pa lëndime trupore nga një ngjarje publike, pasi dyshohet se në afërsi të tij është hedhur një bombë tymi.

Një person është ndaluar në vendin e organizimit, në Vakajama, ku Kishida ishte planifikuar të mbante një fjalim, kanë raportuar mediat lokale.

Një dëshmitar ka thënë se e ka parë një person duke gjuajtur diçka, të përcjellë nga tymi, derisa një tjetër ka thënë se ka dëgjuar një shpërthim të madh.

Nuk ka raportime për të lënduar në këtë incident.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa zyrtarë policorë duke e ndaluar një person, që besohet se është i dyshuari.

Transmetuesi publik i Japonisë, NHK, e ka cituar Kishidan të ketë thënë se në vendin e ngjarjes është dëgjuar “një shpërthim i madh”.

“Policia është duke i hetuar detajet, mirëpo do të doja të kërkoja falje që shumë njerëz janë shqetësuar”.

Sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni.

Mirëpo ekziston një nervozizëm për sigurinë e politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe është qëlluar për vdekje sa ka qenë në fushatë zgjedhore, vitin e kaluar. REL

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika