Evergreen, emisioni simbol i Radio Dukagjinit

Emisioni "Evergreen" në Radio Dukagjini, me moderatorin Feim Kurhasani, filloi mbrëmjen e së premtes, me muzikë të vjetër. Ndërsa, mysafir i kësaj mbrëmjeje ishte drejtori i Operatives në Trafikun Urban të Prishtinës, Mentor Isufi

Feim Kurhasani, me emsionin Evergreen

Mbrëmja e së premtes në Radio Dukagjini i rezervohet tash e 23 vite, emisionit simbol Evergreen, me autorin dhe moderatorin shumë të dashur për dëgjuesit Feim Kurhasani.

Muzikë e vjetër e përzgjedhur me shumë shije. Histori e përkujtim i hiteve të pavdekshme, e artistëve të paharrueshëm.

Këtë mbrëmje Evergreen startoi me mbretin e Rock and Roll-it Elvis Presley dhe hitin e tij të famshëm “Are you lonesome tonight”, hit i cili ka mbush 23 vite nga publikimi.

Po ashtu, nga arkiva për dëgjuesit u transmetuan këngët e këngëtares se njohur shqiptare Lumnie Menxhiqi.

Ndërsa, në pjesën e fundit të emisionit është bërë traditë që të ketë të ftuar special, të cilët propozojnë 10 këngë të vjetra, sipas dëshirës dhe shijes së tyre. Këngë që sjellim nostalgjinë e rinis dhe viteve që ikin.

Të premten në Evergreen, mysafir ishte drejtori i Operatives në Trafikun Urban të Prishtinës, Mentor Isufi.

Si djalë qyteti, Isufi bëri përzgjedhjen e 10 këngëve, të cilat në rinin e tij i kishte dëgjuar kryesisht në kafiteritë e preferuara në Prishtinë.

Ilustrim, foto nga studio e Radio Dukagjini

Ndër to ishin: Robert Plant – Big Log, Lionel Richie – Hello, Eagles – Hotel California, Eric Clapton – Wonderful Tonight, e të tjera.

Po ashtu, Isufi ka rrëfyer edhe vështirësitë për të dëgjuar këngë në vitet e 80-ta dhe 90-ta.

Ai tregon se kasetat me këngë hit të asaj kohe ia sjellte një shok nga Londra.

“Merrja kasetën ingjizoja gjithë natën, për me bo kopje e me ja dërgu kopjen e kasetës pronarit të një kafiterie. Si shpërblim fitoja pesë ditë birra falas”, rrëfën Mentori.

Mentori, thotë se është i dashuruar me muzikën e viteve të 80-ta dhe se kjo muzikë nuk krahasohet me muzikën e ditëve të sotme.

Emisioni i natës Evergreen shoqëron dëgjuesit e Radio Dukagjinit, çdo të premte mbrëma nga ora 22:00 deri ne ora 01:00 pas mesnate.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika