Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C

Meteorologët kanë paralajmëruar formimin e një “kupole të nxehtësisë” mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore, e cila pritet të sjellë valën e parë të madhe të të nxehtit për këtë verë. Sipas parashikimeve, temperaturat në disa zona të Portugalisë, Spanjës dhe Francës mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius gjatë ditëve të ardhshme.

Fenomeni i njohur si “kupola e nxehtësisë” krijohet kur një sistem i fuqishëm i presionit të lartë bllokon ajrin e nxehtë pranë sipërfaqes së tokës, duke penguar depërtimin e masave më të freskëta ajrore. Kjo situatë pritet të favorizojë temperatura 14 deri në 18 gradë mbi mesataren sezonale në pjesë të ndryshme të kontinentit.

Më të goditura nga vala e të nxehtit do të jenë Spanja, Portugalia dhe Franca. Në disa rajone franceze, modelet meteorologjike parashikojnë temperatura nga 41 deri në 44 gradë Celsius, ndërsa në Paris priten disa ditë radhazi me temperatura nga 35 deri në 40 gradë.

Vapa do të shtrihet gradualisht edhe drejt Gjermanisë, vendeve të Beneluksit, Britanisë së Madhe dhe Italisë, ku temperaturat do të kalojnë shpesh 30 gradë Celsius. Edhe Ballkani do të ndjejë ndikimin e këtij sistemi, me temperatura që në shumicën e rajonit pritet të lëvizin mes 30 dhe 35 gradëve.

Ekspertët paralajmërojnë se periudha e gjatë me temperatura të larta mund të përkeqësojë thatësirën dhe të rrisë rrezikun e zjarreve pyjore në shumë vende evropiane. Sipas parashikimeve aktuale, sistemi i presionit të lartë mund të mbetet aktiv deri në fund të muajit qershor, duke zgjatur valën e të nxehtit në pjesën më të madhe të Evropës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika