Evropa reagon ndaj lajmeve për sulmet në Venezuelë
Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje të shtunën për përmbajtje pas një bisede me zyrtarët në Uashington lidhur me sulmet amerikane në Venezuelë. Kallas bëri të ditur se Bashkimi Evropian po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë, njofton Dukagjini. “Kam folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe ambasadorin […]
Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje të shtunën për përmbajtje pas një bisede me zyrtarët në Uashington lidhur me sulmet amerikane në Venezuelë.
Kallas bëri të ditur se Bashkimi Evropian po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë, njofton Dukagjini.
“Kam folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe ambasadorin tonë në Karakas. BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë”, tha Kaja Kallas në një postim në X.
“E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet në të gjitha rrethanat”, shtoi ajo.
Ndërsa Evropa u zgjua me lajmin për sulmet amerikane ndaj Venezuelës dhe kapjen e raportuar të Presidentit Nicolas Maduro, disa qeveri evropiane kanë reaguar duke thënë se po e mbajnë nën vëzhgim situatën në zhvillim.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, duke deklaruar se Madridi po “monitoron nga afër ngjarjet në Venezuelë”. A
mbasada dhe konsullatat spanjolle po punojnë, tha ai në një postim në X.
Holanda ishte gjithashtu në kontakt me ambasadën e saj atje, me Ministrin e Jashtëm holandez David van Weel që tha se situata ishte “ende e paqartë”.
Ambasada e Belgjikës në Kolumbi ishte “plotësisht e mobilizuar” dhe “situata po monitorohet nga afër, në koordinim me partnerët tanë evropianë”, tha Ministri i Jashtëm belg Maxime Prévot në një postim në X.
I have spoken with Secretary of State Marco Rubio and our Ambassador in Caracas. The EU is closely monitoring the situation in Venezuela.
The EU has repeatedly stated that Mr Maduro lacks legitimacy and has defended a peaceful transition. Under all circumstances, the principles…
— Kaja Kallas (@kajakallas) January 3, 2026















