Evropa së shpejti do të përfundojë paketat e reja kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm austriak dhe Ministri i Jashtëm i Estonisë planifikojnë sanksione të reja kundër Rusisë. Shënjestër e sanksioneve do të jetë ushtria ruse

Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Estonisë, kanë thënë se ka mundësi që të organizojnë paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë. Ministrat janë shprehur se janë të bindur se “paketa do të përfundojë ditëve në vijim”.

Ndërsa, BE-ja ka rritur veprimet e saj ekonomike kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Doke folur para një takimi të Komitetit të Përbashkët BE-Kanada në Bruksel, Ministri i Jashtëm austriak Schallenberg ka thënë se paketa e gjashtë e sanksioneve do të ishte “shumë thelbësore”, por kishte ende “nevojë për diskutim”, raporton “CNN”.

Ilustrim

Schallenberg ka shtuar se i gjithë kompleksi ushtarak rusi do të jetë në shenjëstër në sanksionet e ardhshme. Ministrja e Jashtme e Estonisë, Eva-Maria Limets ka thënë se përpara “diskutimeve shumë të rëndësishme”, ajo shpreson që vendet anëtare të BE-së “do të bëjnë përparim dhe kjo paketë do të miratohet, nafta gjithashtu so të përfshihet në këtë paketë”.

Limets ka shtuar se “BE-ja duhet të vazhdoi të mbështes Ukrainën, ne duhet të vazhdojmë të i japim Ukrainës ndihma humanitare, gjithashtu ndihmë ushtarake mbrojtëse. Por, dhe të diskutojmë me ukrainasit se si mund t’i mbështesim për të rindërtuar vendin e tyre”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika