Facebooku pritet të rikthejë Messengerin pas nëntë vjetësh

Facebook ka njoftuar se është duke bërë provat e fundit për të rikthyer lidhjen e mëparshme me messengerin

Pamja e rrjetit social Facebook

Ka kaluar kohë e gjatë qëkur Messengeri ka funksionuar jashtë aplikacionit të Facebookut. Tash, nëntë vjet pas, “Meta” po e kthen prapa vendimin dhe po i bashkon.

“Jemi duke testuar mundësinë që njerëzit t’i qasen inboxit të Messengerit brenda aplikacionit të Facebookut dhe së shpejti do ta shihni këtë veçori”, ka thënë shefi i Facebookut, Tom Alison, shkruan “Engadget”. “Duam ta bëjmë më të lehtë e më të thjeshtë për njerëzit që të lidhen me njëri-tjetrin”.

Kur “Meta” e pati hequr Messengerin nga Facebooku më 2014, pati njoftuar se “qëllimi është që të fokusohet zhvillimi i Messengerit si përvoja më e mirë e mundshme e mesazheve telefonike”.

Vendimi për largim ishte marrë më 2014, ndërsa më 2016, Facebooku nisi t’i shtynte njerëzit drejt aplikacionit të Messengerit duke ua hequr inboxin nga aplikacioni bazë.

Alison ka thënë se kthimi prapa nënkupton që njerëzit do ta kenë më të lehtë t’i shpërndajnë postimet, pa pasur nevojë ta ndryshojnë aplikacionin.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika