Faji “jetim”, nuk dihet fajtori për “dështimin” e faqes së KQZ-së
Pas daljes nga funksioni dhe dyshimeve për hyrje të pa-autorizuara në faqen e KQZ-së dhe shpërputhjes së për qindjes dhe votave me numrin e votuesve, edhe më shumë janë shtuar paqartësitë se çka ka ndodhur dhe kush mbanë përgjegjësi. Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka pretenduar se kjo kompani nuk e ka zhvilluar […]
Pas daljes nga funksioni dhe dyshimeve për hyrje të pa-autorizuara në faqen e KQZ-së dhe shpërputhjes së për qindjes dhe votave me numrin e votuesve, edhe më shumë janë shtuar paqartësitë se çka ka ndodhur dhe kush mbanë përgjegjësi.
Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka pretenduar se kjo kompani nuk e ka zhvilluar uebfaqen e KQZ-së, por se nga OSBE është aranzhuar për të zhvilluar Aplikacionin Softuerik për QNR-në dhe KQZ-në.
Koci po ashtu pretendon se përgjegjësia bie mbi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit.
Ne kemi kërkuar sqarim nga kjo Agjenci por të njëjtit na kanë këshilluar t’i drejtohemi Ministrisë së Brenshme, të cilët nuk kanë kthyer përgjigje.
Por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka dhënë një koment duke i kundërshtuar akuzat ndaj tyre, dhe duke shpjeguar se Qeveria nuk ndërlidhet asgjë me këtë proces.
“…Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për softëare-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik…”, ka deklaruar ai.
Duke insistuar se integriteti i votës nuk është cënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike, për atë se cfarë ndodhi të dielen.
Edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për TV Dukagjini kanë treguar se nga KQZ kanë kërkuar informatat të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.
Në sytë e ekspertëve, platforma e KQZ-së nuk ishte e gatshmë për kaq shumë vizitorë, ndërkaq dyshimet për abzime dhe sulme sipas tij janë akuza dhe jo-kompetente.
“Mirëpo me sa duket institucionet, siç është KQZ në këtë rast, nuk kanë bërë përgatitjet e duhura, nuk ka kriju hapsirë dhe kushte as kompanisë që e ka zhvillu platformën e as institucioneve që kanë ndërlidhje me këtë platformë, nuk kanë kriju kushte të mjaftueshme që të bëhen edhe teste paraprake, vlerësimet dhe analizat”, ka deklaruar Kujtim Gashi – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Sipas Gashit ASHI ka kapacitetet e duhura dhe ajo e ka kryer punën që i takon, përderisa uebfaqja ka pasur probleme të ngarkesës ose gabime teknike e jo probleme të dëshmuara të sigurisë.















