“Faleminderit kampion”, djali i Fatos Nanos përlotet gjatë homazheve: Na dhe mësim me forcën e shembullit

Djali i Fatos Nanos, Sokoli, është përlotur teksa ka mbajtur fjalën e tij në homazhet për të atin.

Duka e cilësuar Fatos Nanon si një kampion, ai e falënderoi për të gjitha të mirat që ai i dha familjes dhe gjithë Shqipërisë.

Sipas Sokolit, Nano ishte një njeri që e donte lirinë dhe bëri gjithçka për një Shqipëri të lirë e demokratike.

“Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen, sepse ishte një kalorës. Dhe më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritjen.

Ai ishte njeriu shumë-dimensional që më foli për social-demokracinë, për lirinë e tregut, për distancimin nga frika, sepse ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashëgiminë e vyer që na la. Faleminderit kampion për guximin, për kulturën, për qytetarinë dhe për zemrën”, tha mes të tjerash Sokol Nano./A2CNN

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika