Falet namazi i Kurban Bajramit
Në ‘Xhaminë e Madhe’ në Prishtinë është mbajtur ceremonia kryesore e faljes së namazit të Kurban Bajramit. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK) në një njoftim për besimtarët dhe opinionin e gjerë ka bërë të ditur se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është sot(e premte), më 6 qershor 2025. Namazi i sabahut është […]
Në ‘Xhaminë e Madhe’ në Prishtinë është mbajtur ceremonia kryesore e faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK) në një njoftim për besimtarët dhe opinionin e gjerë ka bërë të ditur se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është sot(e premte), më 6 qershor 2025.
Namazi i sabahut është falur në orën 04:20, kurse ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste e ka mbajtur dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Prishtinë.
Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 05:35. Namazit i ka prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit, e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Sot me rastin e festës së Kurban-Bajramit, Kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Nga ana tjetër Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka uruar festën e Kurban-Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë.















