Falet namazi i Kurban Bajramit

Të shtunën e hershme është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës

Xhamia e Madhe në Prishtinë

Mëngjesin e hershëm të së shtunës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Manifestimi ka filluar në orën 04:20, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit kanë filluar ligjërata tematike kushtuar kësaj feste të shenjtë të Islamit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:43 të mëngjesit.

Falja e namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, e ka mbajtur Orhan Bislimaj -kryemami i KBI në Prizren.

Ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës, dhe si e tillë duhet të na bashkojë të gjithëve.

“Njëri nga adhurimet që na afron më shumë me xhenetin dhe falje e mëkateve. Haxhi ka dobi dhe vlera të mëdha për besimtarë. Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Zotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”, ka thënë Tërnava.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Festa e Kurban Bajrami është festë e sakrificës, në arabisht do të thotë “Festivali i Sakrificës”. Ajo festohet për nder të besnikërisë së Profetit Ibrahim ndaj Allahut.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr, për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi sipas fesë islame, ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë. Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika