Pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike që e shpall Naim Murselin, të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, si të përgjegjshëm dhe të aftë për gjykim, ka reaguar familja e viktimës.

Instituti i Psikiatrisë: Naim Murseli nuk ka çrregullime mendore, është në gjendje të përballet me gjykimin

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka deklaruar se familja mirëpret këtë raport dhe kërkon që procesi të vazhdojë pa zvarritje.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani.

Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite.
Seanca e radhës mbahet të hënën më 14 korrik në ora 9.00″, ka shkruar Ademaj.