Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit, Afrim Shefkiu nga hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

Xhemile e Avni Dehari , prindërit e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, kanë kërkuar që prokurori përgjegjës në hetimet e vdekjes së Astrit Deharit të largohet nga pozicioni i tij ngase të njëjtit, besojnë se prokurori Shefkiu ka neglizhuar çështjen

Tomë Gashi, avokat

Prindërit e Astrit Deharit kanë kërkuar largimin e prokurorit përgjegjës, Afrim Shefkiu në çështjen e hetimeve të vdekjes së djalit të tyre.

Në një konferencë për media, e ëma e të ndjerit, Xhemilja ka thënë se kanë kërkuar zëvendësimin e prokurorit aktual në drejtimin e hetimeve të çështjes së Astrit Deharit, Afrim Shefkiu, duke qenë se nga ai nuk kishin marrë asnjëherë përgjigje në pyetjet e tyre.

“Për 4 vjet, 4 fjalë nuk i kemi prej tij. Kemi biseduar me të, nuk na ka ofruar kurrfarë sqarimi, nuk jemi armiq, jemi njerëz që duam të zgjedhim rastin që ka ndodhur në dyert e tyre”, ka thënë e ëma e të ndjerit.

Bashkëshorti i saj, Avni Dehari, ka thënë se ky rast ishte keqpërdorur që nga fillimi i hetimit e njëherësh, kjo përbënte arsyen se pse ishte kërkuar ekspertiza nga vendet e tjera.

Njëherësh, ai ka thënë se raporti i ekspertizës u ishte dhënë së pari mediumeve dhe pastaj vetë familjes.

“Më 12 prill, në vend që të na e dërgojnë neve ia dërgojnë avokatit tonë dhe ka dalë prokurori e ia dorëzzon mediave, me synim ta manipulojë opinion për vetëvrasje. Pas një konference per media që regauam, ata më 14 prill, Shefkiu në vend që të merret me çështjen doli foli për media”, ka thënë Avni Dehari.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se Prokuroria e Shtetit pasi kishte publikuar një pjesë të ekspertizës, kishte publikuar së pari vetëm dy pika të konkluzioneve dhe më pas edhe pesë.

“Kjo nuk është normale. Në këtë rast kemi pasur të bëjmë me diçka që nuk ndodh me një shtet normal. Në vend, ai është dashur që të japë shpjegime, jo t’i publikojë. I publikon 2 konkulzione e pastaj edhe 5”, ka thënë Gashi gjersa ka theksuar se kjo është bërë me qëllim të manipulimit të opinionit publik.

“Ky prokuror, në vend që të ketë pasoja të tjera, u avancua në Prokurorinë Speciale. Është çështje e prokurorisë kënd e cakton, po ky prokuror nuk po e çon drejtësinë, ne nuk dimë si të veprojmë përveçse se të kërkojmë përjashtimin e tij”, ka thënë Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari.

Tomë Gashi ka treguar fotografinë e ballit të të ndjerit, Astrit Dehari, i cili dyshohet të jetë goditur

Gashi shtoi se në trupin e Astrit Deharit janë konstatuar plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks.

“Prokurori nuk deklarohet fare me kërkesë të protokolluar që të ftojë ekspertët. Dëmtimet në kokë janë në pjesën e përparme të kokës afër njëra-tjetrës. Këto janë me mjet të topitur. Dhe nëse dikush i sqaron këto plagë të Astritit, duhet të jetë prokurori. Prokurori e di më mirë se ne se këto plagë askush në botë nuk mund t’ia shkaktojë vetvetes. Dhe nëse prokurori nuk e sqaron se si janë shkaktuar këto…. I kemi tri ekspertiza që e vërtetojnë vrasjen e Astritit. Një prokuror i cili është aq neglizhent dhe nuk i përgjigjet familjes…”, ka thënë Gashi.

Ndër të tjera, avokati Gashi ka përmendur pretendimet se Astrit Dehari kishte vdekur në spital, pretendime që sipas tij janë të rreme ngase i njëjti ishte dërguar në spital pa shenja jete.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika