Familja dhe bashkëpartiakët duan drejtësi për Oliver Ivanoviqin

Familjarë, shokë, bashkëpartiakë të Oliver Ivanoviqit e deputetë të Parlamentit të Serbisë, në pesë vjetorin e atentatit ndaj politikanit serb, vendosën lule e ndezën qirinj pikërisht në vendin ku ndodhi vrasja. Ata u shprehën të zhgënjyer për faktin se urdhëruesit dhe ekzekutuesit e Ivanoviqit ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Politikani, Oliver Ivanoviq

Ora 08:15, mëngjes i ftohtë, 16 janar 2018. Oliver Ivanoviq niset drejt selisë së partisë, vend për ku e presin persona të panjohur.

Katër plumba në drejtim të tij, por tash e pesë vjet nuk dihet kush e tërhoqi këmbëzën, e kush e dha urdhrin.

Në kohën dhe vendin e njëjtë, familjarë, miq e ata që njohën, e nderuan duke ndezur qirinj pranë lapidarit përkujtues.

Dejan Deljkoviq që Ivanoviqin thotë se e kishte shok shprehet i zhgënjyer mbi procesin e gjykimit e po ashtu heshtjen e rastit.

“Ende nuk kemi marr asnjë përgjigje edhe pas 5 viteve, nuk e arsyetoj dhe nuk e pëlqej heshtjen e gjithë atyre që ju ka ndihmu ai. Veçmas për qytetarët tanë në veriun e Kosovës. Ata heshtin qe 5 vite, edhe pse dinë shumë. Kosova, Qeveria e saj, Qeveria e Serbisë si dhe BE-ja të cilët asgjë nuk kanë ndërmarr në këto 5 vite, e që është e turpshme”, ka thënë Deljkoviq, shok i Ivanoviqit.

Në krahë e mbështetje të tij, janë edhe tre deputetë e aktivistë nga Beogradi. Ata kërkojnë drejtësi e zotohen se vrasësit e Ivanoviqit nuk do t’i lënë të qetë.

“Kemi ardh këtu ta nderojmë një individ evropian, i cili ka mbrojtur popullin e tij, që ka fol gjuhën e të gjithëve. Ka heshtur Bashkimi Evropian dhe nuk është ndërmarr asgjë nga institucionet e Kosovës për vdekjen e tij”, ka thë në  Savo Manojloviq.

“E vërteta është e rëndësishme për të ardhmen tonë, veçmas për të ardhmen e serbëve që jetojnë në Kosovë. Fatkeqësisht nuk ekziston një dëshirë e madhe nga Qeveria e Serbisë që të zbulohet ose të del në shesh e vërteta. Krejt ajo se çfarë ne duhet të bëjmë dhe të mos heqim dorë kurrë nga ajo është e vërteta, që të zbulohet personi që ka kërkuar vrasjen e tij. Që ata të përgjigjen për atë se çfarë kanë bërë”, ka thënë  Miroslav Aleksiq, deputet në  Serbi.

“Do të zbulohet çdo detaj. Koha do të tregoj gjithçka. Do ta kuptoj Serbia se kush e ka porositë atë klip televiziv, e kush e ka porosit vrasjen, edhe kush e ka realizu. nuk do të  ketë  falje pë r këtë vrasje. Këtë vrasje nuk e kanë bërë as serbët e as shqiptarët por shumë njerëz të përfshirë”, ka thënë Serdan Milivojeviq, deputet në Serbi.

Në po të njëjtën formë, Ivanoviqin e përkujtuan edhe bashkëpartiakët nga iniciativa “Liri, demokraci, drejtësi”.

“Dhe pas  pesë vjetësh, këta njerëz, miqtë e sinqertë e përkujtojnë. Katër vjet të gjykimit dhe ende nuk e dijm kryerësin. Nga ky vend, ne kemi vetëm një porosi: na interson pas pesë vjetësh kush e vrau Oliver Ivanoviqin ? Kushe  porositi vrasjen e tij?”, ka thënë Ksenja Bozoviq, në kryetare e iniciativës “Liri, demokraci, drejtësi”

Gjatë gjithë kohës, në udhëkryq situata është monitoruar nga Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë. Përpos mediave të Kosovës, përmes pranisë interesim për këtë ngjarje kanë shprehur edhe mediat nga Beogradi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika