Nëntë anëtarë të familjes Duda në Ferizaj strehoren në këtë shtëpi, e cila nuk i plotëson aspak kushtet për jetesë.

E fëmijët e kësaj shtëpie rritën në këto kushte të papërshtatshme.

Zonja e kësaj shtëpie, Hamide Duda,  tregon se vështirë e kanë që të jetojnë në këto kushte, pasi të vetmet të ardhura që sigurojnë janë nga mbledhja e kanaqeve.

“Shumë vështirë e kemi për zotin, punojmë nëpër kosha, unë me djemtë dalim të mbledhim kanaqe, i tubojmë hekurat, shishe çkado që shohim dhe i shesim, me këto i fitojmë 10 euro ose 20, e këto na dalin vetëm që të ushqehemi” ka thënë Duda.

Hamidja e cila ka dy djem të martuar, por të papunë, thotë se nga mbeturinat i sigurojnë kërkesat e fëmijëve.

“Fëmija kërkojnë shumë gjëra ama ne nuk kemi mundësi të ju ofrojmë, vetëm këto që na japin ose ato që i gjejmë në kosh ne i pastrojmë dhe u’a veshim” shtoi ajo.

E njëra nga nuset e shtëpisë, Zarife Guci tregon dëshirën e vetme të saj.

“Dëshira ime e vetme është ta kem një shtëpi” është shprehur Guci.

Zarife Guci

Fëmijët e kësaj familje nuk ndjekin as mësimet, për shkak të kushteve të rënda. Familja Duda thotë se asnjëherë nuk kanë pranuar ndihma nga askush.