Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren

Familja e 71 vjecarit i cili ka vdekur po ngrit dyshimin se  një urolog nëprizren, Fatos Shukriu ka bërë një gabim gjatë një operimi që pacienti ishte nënshrtruar në vitin 2022, rrëfimet e familjarëve tregojnë që për ta shëruar babain e tyre është dasahur ta dërgojnë edhe jashtë shtetit

Bekim Krasniqi, djali i 71-vjeçarit të ndjerë

Pas dyshimeve të familjarëve për vdekjen e 71-vjeçarit në Prizren bënë që prokuroria të nisë edhe hetimet reth këtij rasti.

Djali i tij, Bekim Krasniqi, tha se si familje kanë pasur informata për komplikime gjatë operacionit.

Sipas Krasniqit, doktori nuk e ka informuar familjen për këtë gjë.

“Babai im i ndjerë operacionin e fundit e ka pasur më 13 dhjetor të vcitit 2022, ku i njëjti operacion ka zgjat diku 7 orë, kemi pasur informata që gjatë operacionit ka pasur një komplikim duke bërë shpërthimin e fshiksëz urinare, por i njëjti doktor nuk na ka informuar fatkeqësisht,” tha Bekim Krasniqi, djali i 71-vjeçarit të ndjerë.

Krasniqi tha se pas 3 ditëve i njëjti doktor kishte pranuar të bisedojë me ta.

“U justifikua që babai im u kollit në operacion gjë që nuk është me realitetin dhe tha se babai im i takon raasteve shumë të rënda,” u shpreh Krasniqi.

Me këmbngulësi Krasniqi tha se e ka pyetur doktorin nëse ka qenë rast i rëndë dhe pse e mori në dorë e nuk e udhëzoi më larg.

Sipas Krasniqit, doktori kishte thënë se nga ky rast i rëndë mund të pritet çdo gjë.

“Ka qenë procedurë mjekësore që ne ti marrim para operacionit dy mendime të doktorëve kardiologu dhe pulmologut nëse mundet babai ti nënshtrohet operacionit nga tumori I fshikësez urinare, të njëjtit konstatojnë që nëse përdoret anestezioni total tek babi mund të ketë komplikime të mëdha që mund ti kushtojë me jetë”, tha ai.

Ai tregoi se babai i tij jetoi edhe 13 muaj pas operacionit por sipas tij nuk kishte javë që i shkonte mirë, sepse kishte nevojë për mjekim.

“Në vitin 2018 bababi I tij ishte diagnostifikuar me tumor të fshiksëz urinare, dhe iu ishte nënshtruar 6 operacioneve, ku 4 prej tyre i kishte realizuar Fatos Shukri e që tash po e shohin si “fajtor”, të gjitha patologjitë konstatojnë që 3 operacione kanë reultu me infeksone, problemet kanë qenë me gjakderdhje të vazhdueshme pas postoperacioneve”

E gabimet mund të ndodhin kishte thënë doktori.

“Doktori nuk ka pas arsyetim tjetër, gabimet mund të bëhen në mjekësi, komplikimet, dhe babai yt i takon rasteve të rënda,” tregoi Krasniqi.

“Doktori na jep udhezimin përfundimisht heq dorë që thotë ta vazhdojmë trajtimin në QKUK pas gjakderdhjeve  të vazhdueshme të krijuara postoperative.“

Djali i 71-vjeçarit tha se familjen e tij e ka llogaritur si klasë të ultë njerëzore që nuk dijnë asgjë për mjekësi, e pakënaqësisht tregoi se për terapinë që meret falas, Shukriu ua shiti atë.

”Jam çudit me sjelljen e tij, i njëjti doktor na ka shitur një monoterapi që në onkologji meret falas ai na ka shitur atë reth 1 mijë euro, unë nuk e di saktë prapavijën e qëllimeve të doktorit por ne si familje kemi pasur shumë vuajtje sa që u detyruam ta dërgojmë babain edhe jashtë shtetit për shërim.”

“Kam edhe dëshmitar kolegët e tij që kanë marrë pjesë në  operacion që thojnë që babai im nuk ka pasur kollitje, por nga pakujdesia e tij ka shpërthyer edhe fshikëza e tij urinare,” u shpreh Krasniqi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika