Reshjet e shiut që ishin të premten vështirësuan edhe më shumë të jetuarit në shtëpinë e familjes së Arjan Kosumit nga Stanoci i Epërm i Vushtrrisë.

Shiu i madh ishte shkaktar që shtëpia e familjes Kosumi edhe ashtu gjysmë e rrënuar të dëmtohet edhe më shumë. Tavani tashmë pothuajse ka prekur tokën, nga brenda i ngjason ndonjë gërmadhe.

“I kom hek qikat në shpejtësi I kom qit ne koridorë ka ndodh pardje në mbramje, shiu I madh ka bërë që të bije tavani në tok. Shpija u kanë e qame edhe ma herët se u kanë e vjetër”, ka rrëfyer Arjan Kosumi- Stanoc i Epërm.

Kosumi që jeton në këtë shtëpi se bashku më bashkëshorten dhe dy vajzat, thotë të ketë të pamundur që më një pagë të vogël të siguroj edhe terapinë për vajzën e cila vuan nga epilepsia si dhe të ndërtoj shtëpi të re.

“Për shpenzime të çikës me shkojnë 200 euro e 350 e kom rrogën, jom kanë në komunë me kanë thanë ti japim do kauqa e unë jam në zorë për shtëpi. Su dal kërkush me na kqyrë”, ka shtuar Arjan Kosumi- Stanoc i Epërm.

Ndonëse e shkatërruar, kjo familje katër anëtareshe deri para së premtes jetonte në këtë ambient e pas asaj nate jeta e tyre ka mbetur në duar të fatit.

“Shumë problem se u kanë e çame edhe më shumë kom nejt nëpër spitale më fëmije se në shpi pasi u kanë shumë e prishtë”, ka thënë Kosovaree Kosumi- Stanoc i Epërm.

Të mbetur pa streh mbi kokë, kjo familje ndihmë kërkuan nga komuna e Vushtrrisë por që deri më tash  nuk kanë marrë ndonë përgjigjje.

E derisa të kenë ndonjë dritë të gjelbërit për ndërtimin e shtëpisë, kjo familje do të vazhdojë qëndrimin nën qiellin e hapur.