Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, fillojnë të futen në Gjykatën Speciale – Në mesin e tyre edhe Endrit Thaçi

Nga Haga raportohet se familjarët e krerëve të UÇK-së kanë nisur të futen në objektin e Gjykatës Speciale, në prag të shpalljes së aktgjykimit.

Gazetari Dibran Istrefi, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes në Hagë, ka bërë të ditur se në mesin e familjarëve që kanë filluar të hyjnë në gjykatë është edhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Familjarët pritet të jenë të pranishëm gjatë seancës ku do të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot merret vendimi për katërshen e UÇK-së

 

Aktgjykimi për katërshen e UÇK-së do të zgjasë dy orë

 

Gati shtatë vjet pas arrestimit të tyre, Gjykata Speciale me seli në Hagë do ta shpallë të mërkurën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Seanca do të nis së transmetuari në Kosovë në orën 10:00, derisa ajo do të përcillet edhe nga sheshet e qyteteve të ndryshme, ku ka organizim.

Vendimi do të shënojë fundin e procesit gjyqësor më të madh dhe më të rëndësishëm të zhvilluar deri tani nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të dyshuara se janë kryer gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Prokuroria e Speciales ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, derisa mbrotja lirimin e tyre.

Pos interesimit të qytetarëve, edhe i mediave për të përcjellë nga afër këtë ngjarje është i madh.

Të fundit nga rubrika