Familjarët vendosin lule pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku

Familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kanë vendosur lule pranë varrit të tij në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ai u vra në krye të detyrës.

Familjarët e Bunjakut nuk mund të mbanin lotët teksa bën homazhe, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se në trevjetorin e vdekjes së tij, familja ka hapur dyert për pritje.

Po ashtu, U.D. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

Homazhet janë bërë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e trevjetorit të rënies së Bunjakut, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë përleshjes me grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator 2023, veriu i Kosovës u përfshi nga një prej sulmeve më të rënda të pasluftës.

Në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy zyrtarë policorë.

Pas përleshjeve, Policia e Kosovës vrau tre pjesëtarë të grupit dhe arrestoi tre të tjerë.

Në zonën përreth Manastirit të Banjskës u gjet një arsenal i madh armësh, pajisjesh ushtarake dhe dokumentesh që autoritetet kosovare i lidhën me organizimin e sulmit.

Dy ditë pas sulmit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje ku pretendohej se shihej Milan Radoiçiq bashkë me pjesëtarë të grupit në Manastirin e Banjskës.

Më 29 shtator 2023, Radoiçiq mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.Tre vjet pas ngjarjes, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

 INTERPOL-i kishte lëshuar ndaj tij fletarrestim më 7 dhjetor 2023, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë lëshuar letërreshtim ndërkombëtar edhe për të akuzuarit e tjerë që ndodhen jashtë vendit.

Në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë më 11 shtator 2024 ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për vepra që lidhen me terrorizmin, financimin e terrorizmit dhe shpëlarjen e parave.

Sipas aktakuzës, grupi akuzohet se kishte tentuar të shkëpuste veriun e Kosovës dhe ta bashkonte me Serbinë.Një ditë pas përvjetorit të parë të sulmit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi procedura gjyqësore ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim.

Ata nuk e pranuan fajësinë, ndërsa gjykimi vazhdon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.

Për 42 të akuzuarit e tjerë, gjykata ka refuzuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Ndërkohë, në aktakuzë Prokuroria pretendon se përgatitjet për sulmin kishin nisur më herët dhe se Radoiçiq kishte organizuar, armatosur dhe financuar pjesëtarë të grupit.

Prokuroria gjithashtu pretendon për përfshirje dhe përkrahje nga struktura të Serbisë, pretendime që përbëjnë pjesë të akuzave dhe duhet të trajtohen përmes procesit gjyqësor.

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika