Familjari i dëshmorit të UÇK-së: Lufta na u është imponuar

Ismajl Abdyli, ish-luftëtar i UÇK-së, njëherit edhe familjari i dëshmorit, Sylejmon Avdyli, përkujtoj betejën e Morinës dhe rënien heroike të vëllaut të tij

Ismajl Avdyli, ish luftëtar i UÇK-së gjatë emisionit 'FIVE'.

Të ftuar ne emisionin ‘Five’ ishin Ismajl Abdyli, familjar i dëshmorit dhe bashkëluftëtar, dhe Sadri Avdyli, ish-komandantë në zonën e Morinës, ku kujtuan momente nga beteja e zhvilluar në Morinë.

Gjatë emisionit, ai ka thënë se lufta atyre u ishte imponuar pasi sipas tij askush nuk e dëshiron luftën.

“Asnje njeri në bote nuk e dëshiron luftën. Lufta na u është imponuar”, ka theksuar Abdyli.

“Edhe para 7 korrikut ka pasur beteja të ndryshe për të marrë pozicionet tona. Nga forcat tona ishin 6 dëshmorë, ndërsa nga ana e palës serbe siç e ka pranuar edhe krimineli serb[ ish kasapi i Ballkanit Sllobodan] Millosheviq në Hagë, rreth 64 sosh”, ka daklaruar Abdyli.

Ndër të tjera, ai deklaroi edhe kur mori lajmin për vdekjen e vëllaut të tij nga ana e komandantit, teksa u emocionua pergjatë emisionit.

“Komandanti më dha lajmin për vëllaun që ra dëshmor, mirëpo nuk u befasova kur mora lajmin më vonë, pasi krismat e armës së tij nuk i degjoja më”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së Avdyli.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika