Familjet me asistencë sociale të painformuar për subvencionet e Qeverisë

Më 2 dhjetor është mbyllur mundësia për të aplikuar për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët. Por, ka disa prej tyre të cilët nuk po kanë informacione në lidhje me mënyrën e aplikimit. Nga 18 nëntori e deri në mesjavën e kaluar, në Ministrinë e Ekonomisë kanë aplikuar mbi nëntë mijë persona. Këtë herë Qeveria, prioritet ka nenat vetushqyese e rastet social

Pajisjet për pompat termike e kondicionerë efiçientë janë të vendosura nëpër muret e kësaj ndërtese kolektive.

Por, familjet me asistencë sociale që jetojnë në Prishtinë nuk po kanë shumë informacione për mënyrën e aplikimit për subvencionin e hapur nga Qeveria.

Hamide Demolli ka thënë se “ Na patëm më apliku po nuk e dishum për qa. Se kemi të qartë se si duhet më apliku, qata jemi mbetë. Na s’kemi mundësi, me dru boll shtirë po duhet mi ble e po jonë shtrejtë”.

Hamide Demolli

Ndërkohë, që thirrje për aplikim për këtë subvencionim kryeministri Albin Kurti iu bëri edhe nënave vetushqyese.

Ministria e Ekonomisë kanë bërë të ditur numrin e përgjithshëm të aplikuesve.

“Në thirrjen e dytë të Ministrisë se Ekonomisë për subvencionim të efiçencës së energjisë elektrike, numri i aplikimeve në fazën e parë është 9,070. Deri më tani kanë aplikuar 906 përfitues të asistencës sociale. Në thirrjen për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, kanë aplikuar 1,205 nëna vetushqyese”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.

Por, në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë janë vetëm dy nëna vetushqyese të cilat aplikuan për subvencionimin e Qeverisë.

Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinē ka thënë se “Kemi pasur dy raste të nënave vetushqyese ku kanë ardhë dhe kanë kërkuar që të marrin një dokument zyrtarë për të dëshmuar se janë prindërë vetushqyesë. Kemi pas dhe disa raste ku kanë ardh dhe kanë kërku që të dëshmojnë se janë përfituesë të skemës sociale. Pasi kritret nga Qevria janë që familjet duhët të dëshmojnë se është përfitues nga skema social ose që janë prindërë vetushqyes”.

Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinē

Përmes këtij subvencionimi, qytetarët e vendit do të mund të përfitojnë subvencionim direkt të stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika