Pak ditë më parë mbushi 2 vjeç.

Këtë fëmijë në duar nuk po e mbanë nëna e tij biologjike, por anëtarë të një familje strehuese nga komuna e Obiliqit.

Për Fatmire Hoti Musliun, e cila nga viti 2017 është bërë pjesë e familjeve strehuese, ky është fëmija i 7 për të cilin kujdeset, derisa një familje ta birësojë apo familja biologjike të kthehet e ta marr.

Me disa prej fëmijëve edhe më tutje kanë mbajnë kontakte për shkak të afërsisë që krijojnë.

“Me u lidh me fëmijë lidhemi shumë, edhe familjet tash disa familje na i lajn hala kemi kontakt me ta folim, na thirrin disa e shkëputin lidhjen kur e adaptojnë fëmijët, edhe pse ne kishim pas qef me pa e me ni, sepse ai fëmijë është gjithë i jemi derisa unë jetoj ai fëmijë që e merr 21 ditë ai është i joti”, ka thënë Fatmire Hoti-Musliu – Familje strehuese.

Përveç ndihmës që merr nga shteti, Fatmirja tashmë do ketë edhe ndihmë tjetër financiare.

Çdo muaj nga 350 euro nga komuna e Obiliqit.

“Jo aq e mjaftueshme por është boll kur e din që ke një përkrahje e kur se ki asnjë përkrahje shpenzimet janë shumë të mëdha për një fëmijë të posalindur edhe qato mjetet e veta ka fëmijë që nuk u dalin, disa kanë probleme më të mëdha disa kanë edhe ndonjë problem shëndetësor edhe nuk u dalin mjetet, që i kanë pas fëmija është fuqizim për familjet strehuese jo vetëm mbështetje por fuqizim se ajo familja kur e din që po e përkrah, e ki mbështetjen e komunës, e ke kujt me ju drejtu e ke një lehtësim më të madh..”, ka thënë Fatmire Hoti Musliu – Familje strehuese.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në komunën e Obiliqit, tregon për arsyet që ky vendim ishte ndër të parët që morën.

“Krijonë një stabilitet dhe ndjenjë të dashurisë. Familjet strehuese kanë një rol shumë të vecantë në rritjen e këtyre fëmijëve andaj ky vendim dhe kjo përkrahje financiare prej 350 euro do ja letonte sado pak rritjen e këtyre fëmijëve pa përkujdesje prindërore”, ka thënë Albertina Dedinca – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në komunën e Obiliqit janë dy familje strehuese të regjistruara, por aktualisht aktive është vetëm familja e Fatmire Hoti Musliut.