Fansi i flaktë i “Pasditës Sportive”, mysafir në Radio Dukagjini

Lindi Berisha nga Gjakova një fans i flaktë i ekipit Italian të futbollit Milan, nuk e humb asnjë mundësi për të qenë pjesë e emisionit të sportit në Radio Dukagjini duke telefonuar çdo javë, për të biseduar për temën e ditës ose për të qenë pjesë e kuizit sportiv

Ndrec Gjonaj dhe Lindi Berisha

Fansat e sportit në Kosovë janë shumë të lidhur me emisionin “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini. E i tillë është edhe Lindi Berisha nga Gjakova.

15 vjeçari, një fans i flaktë i ekipit Italian të futbollit Milan, nuk e humb asnjë mundësi për të qenë pjesë e emisionit të sportit në Radio Dukagjini, duke telefonuar çdo javë, për të biseduar për temën e ditës ose për të qenë pjesë e kuizit sportiv.

E edhe pse është shumë i ri në moshë, Lindi ka rekordin e përgjigjeve të sakta në kuizin e Pasditës Sportive, me 15 përgjigje të sakta në pyetjet që kanë të bëjnë me sportin.

Një fans kaq besnik i emisionit nuk kishte si të mos bëhej edhe pjesë e tij. Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Pasdita Sportive” me Ndrec Gjonaj dhe Kreshnik Arifin.

Në intervistë Lindi tregoi se dashurinë për Radio Dukagjinin e ka trashëguar nga babai dhe axha i tij që kanë përcjellur Dukagjinin për një kohë të gjatë.

Fansi i flaktë i kampionit aktual të ligës italiane Serie A, tregon që dashuria për klubin i ka lindur që nga fëmijëria e hershme, dhe atë vazhdon ta kultivojë me zell, edhe kur kjo nënkupton një urrejtje për klubet rivale të Milanos, sidomos Interin.

Sipas Berishës, kuqezinjtë janë favorit edhe këtë vit që ta fitojnë ligën italiane, të cilën ai e vlerëson më shumë se Ligën e Kampionëve, pasi me një titull këtë sezon, do ta kalonin me tituj rivalin e përbetuar Interin.

Rivalë të denjë këtë sezon për titull, Lindi i konsideron Juventusin dhe Romën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika